Liami e Arbri, analizë për banorët; Liami: “Edi i këshillon dhe më pas i përdor banorët”


Liami dhe Arbri vazhdojnë të diskutojnë me njëri-tjetrin, duke bërë një analizë pak a shumë për të gjithë banorët. Ata fillojnë të flasin për Gracianon. Arbri mendon se Graciano po ndihet keq dhe se nuk di se si ta përballojë këtë situatë, pasi me daljen e Lorenës e Anilës, nuk ka se kujt t’i japë këshilla. Por do të ndihej edhe më keq nëse nuk do ta kishte afër Tanin, i cili po ia përkrah idetë, sipas Arbrit.

Më pas diskutojnë mbi Ermalin. Liami mendon se Ermali është mbyllur brenda lidhjes me Françeskën dhe të dy janë bërë shumë monotonë. Ndërsa Arbri ka vënë re se Ermali e kundërshton Françeskën, në mënyrë që publiku të mendoje se ai është njeri i drejtë.

“Ola po më çudit dhe nuk e di se ku kërkon të shkojë”, shprehet Arbri, duke filluar të bëjë një analizë për të. Të dy imitojnë Olën dhe thonë se tani ka filluar që të flasë me vete, pasi askush nuk po e dëgjon.

Më pas flasin për Edgarin, duke thënë se ai mundohet që t’u japë këshilla të gjithëve. “Dhe ua fut të gjithëve”, shprehet Liami. Ai mendon se Edgari po mundohet që të përfitojë nga banorët, por nuk po ia del me të gjithë. Liami e vlerëson për faktin që është njeri i lexuar, por thotë se ai nuk di të respektojë njeriun dhe ky fakt ia përmbys të gjitha vlerat. “Edukatori i kopshtit për të gjithë”, shprehet Liami. Ata mendojnë se Edi kërkon që të gjithë ta vlerësojnë, por në momentin që has në kundërshti, ai del nga vetja.

Liami dhe Arbri mendojnë se Ermali dhe Edgari kanë diçka të përbashkët, pasi duke qenë pak a shumë persona publikë, mendojnë se i kanë fansat e tyre dhe kanë një siguri se edhe mund ta fitojnë çmimin e madh. Më pas flasin për çiftin Françeska-Ermal e Liami thotë: “Fjala ime që Françeska do lidhet me Ermalin, nuk doli bosh”. Arbri flet me ironi për ta e të dy banorët qeshin.

Pas pak atje shkon Dritani dhe djemtë ndërrojnë bisedë, duke biseduar me të.

Read more...

Liami: “Genta s’ka nxjerrë asgjë nga vetja”


Në momentin që Arbri dhe Liami janë duke diskutuar me njëri-tjetrin, atje kalon Ermali, i cili thotë se është duke shkuar te pjesë tjetër e banorëve. “Vazhdo ti se ne e kemi deklaruar që jemi grup bashkë, duke marrë edhe ndonjë banor tjetër”, i thotë Liami. Arbri mendon se Ermali po mundohet që të krijojë një grup tjetër me Françeskën, Erionin. “E ka edhe Gentën, por kur i duhet”, shprehet Arbri. “E ka edhe Edin”, shprehet Liami. Arbri mendon se Ermali shpesh ka mospërputhje mendimesh me Edgarin dhe debaton me të. Më pas ai tregon se Edi nuk do ta këshillojë më Gentën dhe se këtë gjë e ka thënë ai vetë, duke u shprehur: “Gentës këtej i hyn, këtej i del”. 

Arbri flet për Gentën, duke thënë se ka karakter të paqëndrueshëm. Ai shprehet, duke thënë se Genta në të njëjtin moment mund të qajë, të qeshë, të debatojë dhe të bisedojë, pa e ditur as vetë se çfarë do të bëjë dhe pa e njohur veten. Arbri thotë se një njeri normal është i qëndrueshëm dhe di ta ndajë hidhërimin nga gëzimi, por gjithashtu di edhe t’u bëjë ballë situatave të caktuara, por Genta nuk sillet si e tillë. “Një e mesme është e mirë për të gjithë”, shprehet Arbri. Ai mendon se Genta mendon se po bëhet shumë e suksesshme dhe mezi po pret që të takojë fansat e saj. “Unë nuk i them kot që e kam shumëzuar me zero, ajo akoma nuk ka nxjerrë diçka nga vetja”, shprehet Liami. 

Read more...

Liami: “Meti duhet të mos dalë, po i bën njerëzit për vete”


Ndërsa ikën Genta e Graciano, Arbri dhe Liami diskutojnë me njëri-tjetrin për banorët e tjerë dhe lojën që po bëjnë midis tyre. Liami mendon se ka filluar që të ndikojë presoni i lojës tek një pjesë e mirë e banorëve dhe këtë gjë e vë re te ndryshimi i sjelljes së tyre. Liami mendon se Meti duhet që të jetë me aktiv, pasi e ka vënë re që kur debaton apo diskuton për një çështje të caktuar, flet me vend. Ndërsa Arbri mendon se është mosha ajo që ndikon te sjellja e papjekur e pjesës tjetër të banorëve. Arbri thotë se nëse Meti del këtë javë, arsyeja do të jetë pasiviteti i tij. Ndërsa Liami shpreson që Meti t’i shpëtojë eliminimit dhe thotë se do të mund t’i bëjë njerëzit edhe më shumë për vete, pasi po mëson që të jetë më tepër aktiv se më parë.

Më vonë djemtë fillojnë që të komentojnë sjelljen e Gentës. Arbri mendon se ajo sillet në atë mënyrë, nga mosha e papjekur, por Liami mendon se Genta kërkon që të bjerë më tepër në sy, duke u munduar që të futet edhe në bisedat që nuk i takojnë. “Genta është për në teatrin e kukullave”, shprehet Arbri. Ai mendon se njerëzit kërkojnë që të dëgjojnë një temë diskutimi midis banorëve, por ata nuk mund të bisedojnë si njerëz të qytetëruar për asgjë. Arbri mendon se banorët ende nuk kanë filluar që të përballen me njëri-tjetrin.

Read more...

Liami-Gentës e Gracianos: “Ju do të jeni në nominim”


Ndërsa banorët vazhdojnë me batutat dhe ngacmimet kundrejt njëri-tjetrit, Edgari shkon dhe u komunikon se me urdhër nga Vëllai i Madh, banorët duhet që të kthehen në shtëpi, duke i lënë shportat e tyre në një vend të caktuar, në mënyrë që nesër të vazhdojnë punën e lënë përgjysmë. Banorët hyjnë në shtëpi duke kënduar këngë me tekst nga gjuha rome.

Disa prej tyre shkojnë në kuzhinë dhe fillojnë që të hanë bukë, ndërsa pjesa tjetër r banorëve këndon dhe kërcen, me muzikën në sfond, për të cilën është kujdesur Vëllai i Madh që të jetë në përputhje me provën javore.

Liami dhe Arbri ulen afër pishinës e fillojnë që të bisedojnë me njëri-tjetrin, ndërsa afër tyre shkon Genta e Graciano, të cilët flasin në gjuhën rome, duke u sjellë si ata në çdo detaj. Genta i kërkon Gracianos që të shkojnë diku, të bisedojnë për nominimet, ndërsa Liami i thotë: “Shkoni bisedojeni se ju të dy do të jeni”. Graciano e Genta largohen pa i kthyer përgjigje, ndërsa Liami vazhdon që të bisedojë më Arbrin.

Read more...

Liam debaton me Edin e Gentën


Banorët qëndrojnë në zonën jashtë shtëpisë duke realizuar provën e javës, ku zotëria që u ka mësuar si të thurin shportat largohet e banorëve u duhet ta vazhdojë të vetëm thurjen e tyre. Liami shprehet se Edi ka dëshirë të mbarojë i pari sepse do të tregojë që është perfeksionist. Edi e ironizon Liamin duke i thënë se është gjeni dhe Liami përgjgjet se Edi ka dijeni vetëm nga librat e nuk ka vepra për të treguar. 

Liami shprehet se Edi e Gerta bëjnë si të shkathët e i bëjnë gjërat pa pasur kontroll, por Edi flet me zë të ulët sa për t’i hedhur benzinë zjarrit. Liami thotë se Edi po kopjon mënyrën se sie ka bërë ai kanistrën e po të dojë mund t’ia bëjë dhe të tijën. Genta ndërhyn dhe thotë: “Ku është Liami që u fye prej Edit sepse i përmendi origjinën e ndërkohë më kujton mua origjinën gjithë ditën”. 

Teksa banorët kërkojnë shkopa për të bërë kanistrën, Liami u thotë se i ka marrë Edi të gjithë shkopat e nuk ka lënë asnjë për të tjerët. Liami e këshillon Gracianon të mos merret me llafe e Genta ndërhyn. Liami i përgjigjet Gentës duke i thënë: “Genta ti zero je, e ashtu do të ngelesh, mos të të vijë keq”. Genta thotë se Liami nominon kë të dojë e më pas justifikohet duke thënë që e bën për strategji. Liami i mëshon përsëri asaj që ka thënë më parë: “Genta je zero për mua”. 


Read more...

Thashetheme-Liami: “Kur debatoj me Françeskën nuk gjej fjalë”


Gerta Liami dhe arbri bëjnë thashetheme për Françeskën. Ajo i pyet djemtë se çfarë mendojnë ata për Françeskën. Arbër pyet Liamin nëse e mendon ai konkurrente të fortë Françeskën, po Liami i përgjigjet “jo, unë kur hyri Gerta thashë shyqyr që hyri një vajzë oratore dhe do të përballet tani me Françeskën”. Nga ana tjetër Arbër thotë “nëse Françeska do të kishte qenë 22-vjeçare, do të kishte qenë perfekte, kishte qenë finaliste” dhe thekson faktin se këtë gjë ia ka thënë edhe asaj.

Më pas të dy japin edhe mendime pozitive për Françeskën duke thënë se ajo bënë një lojë mjaft të mirë për moshën që ka. Liami thotë se ka debatuar shumë ashpër me Françeskën dhe është surprizuar nga reagimet e saj. “Unë jam 33 vjeç dhe nganjëherë kur debatoj me Françeskën nuk gjej fjalë” thotë Liami. Aty kalon Ermali dhe ata ndryshojnë bisedën.

Tashmë thashethemet bëhen për Ermalin. Arbër thotë “Më habit nganjëherë pasiviteti i Ermalit në lidhje me disa nga banorët” dhe më pas shton “besoj se shumë shpejt ka për ta ndëshkuar kjo gjë”. Liami dhe Gerta ndajnë të njëjtin mendim duke thënë se Ermali në këto momente është duke vëzhguar e studiuar veprimet e banorëve të tjerë. Gerta i thotë se Arbër nxitohet shumë në debate, ndërsa Liami thotë se ai mundohet që ta acarojë shumë Ermalin dhe shpesh arbër e arrin këtë.

Read more...

Liam:“Me Arbrin s’kemi qenë kurrë grup”


Arbër dhe Liam ndodhen pranë pishinës dhe aty vjen edhe Gerta, e cila ulet mes dy djemve. Liami i kërkon asaj që të japë nga një opinion për të gjithë banorët e shtëpisë, por Gerta fillimisht refuzon që të flasë. Gerta u thotë djemve “doni me ble ju?” dhe Liami i përgjigjet “jo te ty jo” dhe vazhdon më tej “me Arbrin jemi grup, e shpallëm dje”.

Banorët shpesh kanë akuzuar Arbrin dhe Liamin se ata bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në lojë, madje edhe në nominimet që bëjnë dhe të dy e kanë refuzuar gjithmonë këtë gjë, por duke parë se banorët insistonin në të njëjtat argumente ata u thanë se janë grup me të vërtetë, për të mbyllur një herë e mirë këtë çështje. Tashmë këtë gjë djemtë e komentojnë me ironi edhe me Gertën duke kërkuar informacion nga ajo. më pas Liami i thotë “S’kemi qenë kurrë grup”.

Më tej Gerta fillon të japë opinione për banorët dhe e nis nga Liami, me kërkesën e këtij të fundit. Ajo thotë se Liami është i zgjuar, loz bukur. Për arbër thotë se edhe arbër loz bukur, por shpesh ai përsërit të njëjtat argumente dhe kështu bëhet i mërzitshëm.
Më pas vajza pyet dy djemtë se çfarë mendimi kanë ata për të dhe Liami i thotë se ajo sillet shumë butë në lojë dhe thjesht e pëlqen, ndërsa arbër thotë se s’mund të japë një mendim për të tashmë sepse tashmë ai ka simpati për të dhe opinioni i tij nuk mund të jetë real.
Më pas ata i kërkojnë Gerit se çfarë mendimi ka ajo për banorët e tjerë, cilët prej tyre i konsideron lojtarë të fortë dhe Gerta u përgjigjet “ty, ty, Ermalin dhe Françeskën”. Më pas ata fillojnë të bëjnë thashetheme për Françeskën.

Read more...

  © Blogger template Shush by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP