Liami e Arbri, analizë për banorët; Liami: “Edi i këshillon dhe më pas i përdor banorët”
>> Friday, April 13, 2012 –
Big Brother Albania 5,
Foto,
Lajme
Liami dhe Arbri vazhdojnë të diskutojnë me njëri-tjetrin, duke bërë një analizë pak a shumë për të gjithë banorët. Ata fillojnë të flasin për Gracianon. Arbri mendon se Graciano po ndihet keq dhe se nuk di se si ta përballojë këtë situatë, pasi me daljen e Lorenës e Anilës, nuk ka se kujt t’i japë këshilla. Por do të ndihej edhe më keq nëse nuk do ta kishte afër Tanin, i cili po ia përkrah idetë, sipas Arbrit.
Më pas diskutojnë mbi Ermalin. Liami mendon se Ermali është mbyllur brenda lidhjes me Françeskën dhe të dy janë bërë shumë monotonë. Ndërsa Arbri ka vënë re se Ermali e kundërshton Françeskën, në mënyrë që publiku të mendoje se ai është njeri i drejtë.
“Ola po më çudit dhe nuk e di se ku kërkon të shkojë”, shprehet Arbri, duke filluar të bëjë një analizë për të. Të dy imitojnë Olën dhe thonë se tani ka filluar që të flasë me vete, pasi askush nuk po e dëgjon.
Më pas flasin për Edgarin, duke thënë se ai mundohet që t’u japë këshilla të gjithëve. “Dhe ua fut të gjithëve”, shprehet Liami. Ai mendon se Edgari po mundohet që të përfitojë nga banorët, por nuk po ia del me të gjithë. Liami e vlerëson për faktin që është njeri i lexuar, por thotë se ai nuk di të respektojë njeriun dhe ky fakt ia përmbys të gjitha vlerat. “Edukatori i kopshtit për të gjithë”, shprehet Liami. Ata mendojnë se Edi kërkon që të gjithë ta vlerësojnë, por në momentin që has në kundërshti, ai del nga vetja.
Liami dhe Arbri mendojnë se Ermali dhe Edgari kanë diçka të përbashkët, pasi duke qenë pak a shumë persona publikë, mendojnë se i kanë fansat e tyre dhe kanë një siguri se edhe mund ta fitojnë çmimin e madh. Më pas flasin për çiftin Françeska-Ermal e Liami thotë: “Fjala ime që Françeska do lidhet me Ermalin, nuk doli bosh”. Arbri flet me ironi për ta e të dy banorët qeshin.
Pas pak atje shkon Dritani dhe djemtë ndërrojnë bisedë, duke biseduar me të.