Surprizë për Liamin nga Evelina, e dashura e tij
>> Sunday, April 8, 2012 –
Big Brother Albania 5,
Foto,
Lajme
Më pas, do të flitet për Liamin. Ai është një nga banorët që po e shijon tërësisht qëndimin në shtëpinë e BB, një djalë që rrezaton energji dhe që arrin gjithnjë të jetë në qendër të vëmendjes. Jashtë shtëpisë ai ka lënë një person shumë të rëndësishëm, Evelinën, të dashurën për të cilën ka folur edhe gjatë provës së dashurisë. Është një lidhje që ka filluar rreth 9 muaj më parë, por ka një vend shumë të rëndësishëm në jetën e tij. Liami ka folur vazhdimisht edhe në dhomën e rrëfimit për të. Ai kërkon të dijë nëse ajo e ndjek e çfarë mendon për të tani që ai është në BB.
Arbana komunikon me Liamin dhe e fton në dhomën e projektimit ku shikon një klip, ku Liami ka folur për Evelinën brenda shtëpisë së BB. I pyetur nga Arbana, ai tregon se koha më e gjatë që ka ndenjur larg saj ka qenë për vetëm katër ditë.
Së fundi, Liami shikon një klip surprizë me protagoniste Evelinën, ku ai përlotet gjatë momenteve të klipit e shprehet se e mendon çdo ditë të qëndrimit të tij në BB. Arbana e fton ta hapë pakon që gjendet pranë tij, e merr një bluzë dhuratë që ia ka dërguar e dashura e tij.