Liami: “Deri tani e kam vlerësuar për moshën Edin”


Banorët në kopsht vazhdojnë bisedat e tyre, duke folur për dhëmbët e kujdesin që duhet të tregojnë për ta. Tregojnë histori për dhëmballët e pjekurisë dhe moshën kur u kanë dalë atyre apo të afërmve të tyre. 

Meti dhe Graciano diskutojnë me njëri-tjetrin për Erionin dhe sjelljen e tij në shtëpi. Djemtë e gjykojnë sjelljen e tij, i cili sipas tyre nuk thotë shumë gjëra për veten, por i anashkalon, duke thënë se do t’i tregojë më gjerësisht jashtë shtëpisë. “Kujt i intereson jashtë”, shprehet Graciano. Në atë moment atje shkon Genta, e cila këndon : “Meti o Meti, sonte del nga shtëpia”, gjë që bën që dy djemtë të ndërpresin bisedën e tyre. 
Pak me vonë bashkohet edhe Liami me dy djemtë dhe fillojnë që të bisedojnë lidhur me spektaklin sotëm dhe banorët që mund të lënë shtëpinë. Ata mendojnë se mund të ketë edhe banorë të tjerë të cilët mund të hyjnë në shtëpi. 

Liami dhe Erioni shkojnë afër pishinës dhe fillojnë të diskutojnë sërish sjelljen e Edgarit kundrejt tij. Liami mendon se i ka neglizhuar kritikat për Edgarin dhe ka bërë gabim për këtë, por thotë se e ka menduar gjatë këtë pjesë, pasi ka respektuar moshën e tij. 

Ndërsa disa banorët diskutojnë në kopsht. Ata diskutojnë për dy të nominuari dhe për banorin që do të lërë shtëpinë. Françeska mendon se do të jetë Lori banorja që do të dalë sonte gjatë spektaklit. 

Post a Comment

  © Blogger template Shush by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP