Gerta-Liamit: “Ia kam vënë në dukje Edit se ka gabuar”
>> Sunday, April 8, 2012 –
Big Brother Albania 5,
Foto,
Lajme
Liami fillon që t’i tregojë Gertës lidhur me debatin që ka pasur me Edgarin, pasi ai e ka ofenduar disa herë lidhur me origjinën e tij. Gerta shprehet se nuk e di se si mund të sillej, nëse do t’i kishte ndodhur asaj diçka e tillë. Ajo mendon se Edgari është njeri i cekët, por Liami e korrigjon, duke i thënë se nuk është cektësi sjellja e tij. Ai e quan tendencioze sjellje e Edgarit kundrejt banorëve të tjerë. “Ka të bëjë me karakterin e tij”, shprehet Liami. Gerta tregon se ka bërë një bisedë me Edgarin dhe ia ka vënë në dukje sjelljen e tij të gabuar kundrejt Liamit, aq më tepër që ai i ka përgjithësuar të gjithë çamët. “Kur i thua që ta mendojë si për veten tij, tërhiqet dhe e kupton”, shprehet Gerta. Ajo mendon se Edgari ka shumë ego dhe kjo gjë nuk e lejon që të tërheqë fjalët ofenduese që ka thënë.
Disa nga banorët shkojnë në kopsht dhe gatuajnë, sepse kanë uri, ndërsa disa të tjerë janë duke fjetur në dhomën e gjumit.
Ndërsa Gerta dhe Liami janë duke komunikuar me njëri-tjetrin, atje shkon Ermali e Gerta fillon që të komentojë sjelljen e tij, sapo ai largohet nga dhoma. Gerta thotë se Ermali është i vetmi banor në shtëpi, që e acaron. Gertës nuk i pëlqen vetëbesimi i Ermalit, që për të është i tepruar. “Një mashkull si ai është i mërzitshëm, vetëm një si Françeska mund ta ketë”, shprehet Gerta. Liami mendon se Ermalit mund t’i mungojë diçka në komunikim me femrat, por përgjithësisht është djalë i mirë.
Pas pak minutash vendosin që të flenë edhe Liami e Gerta, ndërsa banorët e tjerë janë të gjithë në gjumë.