Gerta e Grandiola, të prekura nga surpriza për Liamin


Në kuzhinë ndodhet Liami, Gerta, Grandiola dhe Meti. Grandiola i tregon Liamit për emocionet që kanë përjetuar edhe banorët teksa e kanë parë surprizën e Liamit me të dashurën e tij. “Na bëre për të qarë”, shprehet Grandiola. Gerta thotë se i ka pëlqyer shumë e dashura e tij dhe se e vlerëson për lirinë që i ka dhënë Liamit. Liami tregon për emocionet që ka përjetuar, duke thënë se e kishte të pamundur që të mund të mbante të qartët. Vajzat e komplimentojnë Liamin për të dashurën, duke i thënë se ajo ishte shumë e ëmbël dhe se shkonin shumë me njëri-tjetrin. “Nga dhëmbët dhe e qeshura dukeshit njësoj”, i thonë vajzat Liamit. Liami vlerëson Vëllanë e Madh që ka shkuar në Gjermani vetëm për t’i bërë atij surprizën. 

Post a Comment

  © Blogger template Shush by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP