Ermali vlerëson lidhjen e Liamit


Liami dhe Ermali diskutojnë me njëri-tjetrin në kuzhinë. Ermali është prekur nga surpriza e Vëllait të Madh për Liamin. Ai thotë se Liami ka një favor të madh, për faktin që ka dikë që e do jashtë. Ai tregon për ish-të dashurën e vet, duke thënë se lidhjes së tij i kishte ardhur fundi, që para se ai të hynte në Big Brother. “Bëji hyzmetin kësaj që ke këtu”, i thotë Liami për Françeskën. Ermali thotë se kjo ka qenë mënyra e tij për të qenë në Big Brother, duke u lidhur me dikë. Ermali flet pa mbaruar fjalinë, në mënyrë që të mos kuptohet se çfarë do të thotë vërtet në lidhje me rëndësinë e Françeskës tek ai. Ermali e konsideron si të dashur në kudër të lojës. 

Më pas të dy djemtë flasin për nominimet dhe të nominuari e kësaj jave. “Duhet të dalë një nga komshinjtë”, shprehet Ermali, duke i lënë të kuptojë vetëm Liamit se për ciline ka fjalën. “Por shpëtoi ai paraziti yt”, vazhdon të thotë ai. Më pas të dy djemtë flasin për banorët e rinj. Ermali mendon se Gerta nuk mund të jetë kërcënim për asnjërin për sa i përket lojës, por e këshillon Liamin që të mos i qëndrojë pranë dhe të mos i japë rëndësi. Liami kërkon q ëtë thotë diçka lidhur me regatat që ka qenë duke krijuar me të, por atje shkojnë disa nga banorët dhe dy djemtë ndërpresin bisedën. 


Post a Comment

  © Blogger template Shush by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP