Liami Dritanit: “Ti e paske në tullum, s’ke për të fituar”
>> Sunday, April 8, 2012 –
Big Brother Albania 5,
Foto,
Lajme
Meti dhe Liami ndodhen në sallon, duke diskutuar me njëri-tjetrin për spektaklin dhe për eliminimin Lorenës nga shtëpia. Liami e ka shprehur edhe më parë dëshirën për të qëndruar Meti në shtëpi dhe për të dalë Lorena. Ai thotë se qëndrimi i Lorenës nuk kishte rëndësi dhe se ka ndodhur ajo që duhet të ndodhte me daljen e saj. Në momentin që flasin atje shkon Dritani. Liami tregon se Dritani i ka kërkuar Liamit që të mos e nominojë dhe i thotë në sy: “Ato lojëra psikologjike mos mi bëj mua”. Liami i bën të qartë se nuk e ka nominuar, duke i lënë kohë që ta njohë më tepër dhe jo sepse i ka kërkuar ai që të mos e nominonte. “Ti mbase mund të më kesh njohur mua nga jashtë, por unë ty nuk të njoh”, shprehet Liami.
Pas disa minutash në heshtje, të cilat i shërben Dritanit për t’u menduar, i thotë Liamit se nuk i është lutur që të qëndrojë në shtëpi me tendencë. “Cigaret me tendencë i more”, shprehet Liami. Liami i kërkon që të paktën këtë gjë duhet ta pranojë sepse ka menduar që me cigare, mund të bëjë që të tjerët të mos e nominojnë. Dritani tregon se ka bërë një debat me Françeskën e me Arbrin, e më pas thotë: “Kush ka qenë lab këtu, e ka fituar, se ne jemi më të zgjuar apo jo?”. Liami qesh dhe ia kthen: “Epo ti e paske në tullum, dije se nuk ke për ta fituar”. Dritani i kërkon që të mos ia marrë fjalët në kuptimin e keq.