Liami vazhdon traditën e zgjimit me tenxhere


Pasi ndizen dritat dhe vendoset muzika në sfond nga Vëllai i Madh, Edgari dhe Liami ngrihen nga krevati dhe fillojnë që të merren me punët e mëngjesit e me pastërtinë personale. Më vonë Liami fillon që të zgjojë banorët, duke bërë zhurmë me tenxhere, të cilën tashmë e ka kthyer në traditë të përditshme. Ai u flet banorëve, në mënyrë që të zgjohen. 

Më vonë zgjohen edhe Ermali e Dritani, të cilët ulën në tavolinën e ngrënies për ta filluar ditën me nga një kos frutash. Dritani bën plan, duke ia propozuar edhe Ermalit, që ta hedhin Arbrin në pishinë. Ermali pranon, duke qeshur. Dritani shprehet se është i sigurt që ka krijuar antipati tek Arbri. “Më ka marrë aq inat saqë nuk më shikon dot”, shprehet Dritani. 

Më vonë zgjohet edhe Genta, e cila del në kopsht me Ermalin dhe Dritanin e të tre flasin për origjinën e prindërve të tyre. Ata vazhdojnë që të rrinë për minuta të tëra në kopsht, duke shijuar rrezet e diellit. 

Liami kalon në kopsht dhe vë re që kudo shikon çamçakëz në tokë. Ai thotë se duhet t’ua bëjnë të ditur edhe banorëve të tjerë, që të mos e hedhin më poshtë. Më pas Liami shkon afër pishinës dhe lan ambientin përreth. 

Post a Comment

  © Blogger template Shush by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP