Meti: “Genta bën debate boshe”; Liami për Gracianon: “Po i ikën truri që të shtunën”


Ndërsa Liami dhe Meti janë ende duke biseduar, atje shkon sërish Françeska e të tre flasin për banorët dhe për qëndrimin në shtëpinë e Big Brother. Liami thotë se me kalimin e kohës loja po bëhet më e fortë, aq sa edhe shakanë nuk do ta pranojnë nga njëri-tjetri. Meti mendon se ka edhe banorë në shtëpi që mundohen të debatojnë e të jenë aktivë, por mbetet thjesht tentativë sepse bëjnë debate boshe. Ai përmend Gentën, duke thënë se ajo mundohet, por thjesht mundohet që të flasë. Liami mendon se Genta po ecën përpara vetëm nga shakatë që bën dhe dialekti që ka. Ajo i transporton banorët nga njëri banor te tjetri dhe me këtë gjë mundohet që të bëhet aktive, sipas Liamit. 

Më pas të tre banorët flasin për Gracianon. “Gracianos i ka ikur truri. Ka që të shtunën që lëvritet”, shprehet Liami. Ai vazhdon, duke thënë se Graciano po mundohet që të bëhet aktiv, duke i dërguar Liamit banorë të tjerë, si Dritanin apo Erionin. Françeska e pyet Liamin, nëse i kishte thënë Tanit që ta dominonte Gracianon, por ai thotë se e ka thënë këtë fjalë kur ishin pothuajse të gjithë banorët.

Banorët në pishinë janë duke kënduar “Shumë urime për ty”, duke uruar Lorenën, ish-banoren e Big Brother. Të tre banorët, me të cilët bashkohet edhe Arbri e Ermali e urojnë Lorin për datëlindjen, duke thënë se Graciano i ka veçuar, duke mos i treguar për datëlindjen e saj.


Post a Comment

  © Blogger template Shush by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP