Liami tregon për debatin me Edin
>> Wednesday, April 4, 2012 –
Big Brother Albania 5,
Foto,
Lajme
Liami ndodhet në oborr dhe pranë tyre shkojnë Françeska dhe Lorena. Liami uron të ëmën e Françeskës për ditëlindjen dhe më pas flasin për ditëlindjet e banorëve. Lorena është banorja e cila e ka ditëlindjen më të afërt dhe Françeska dhe Liami e urojnë që ajo të mos dalë të shtunën që pas një jave të festojë ditëlindjen brenda shtëpisë. Lorena pyet Liamin për debatin që pati me Edin dhe të tre fillojnë të bëjnë thashetheme për Edin.
Liami thotë se Edi e ka ofenduar shumë dhe se nuk kërkon kurrë falje për gabimet që bën ose reagimet që ka ndaj banorëve të tjerë. Françeska thotë se Edi duket që ka frikë nga nominimi.
Aty vijnë edhe Ermali dhe Meti dhe fillojnë të flasin për lojën të cilën e ka fituar Erioni. Më pas ata flasin edhe për Dritanin. Liami e quan “djali nga bregu” dhe thotë se diskutoi me të për çështjen e gatimit. Liami dhe Lorena thonë se Dritanit i ka ngelur hatri sepse djemtë nuk hëngrën gjellën e tij, por gatuan vetë. Ermali dhe Françeska thonë se ai nuk pyet se cili prej tyre do të hajë dhe cili jo. Liami thotë se Dritani bën gjithçka me tendencë, por Ermali thotë se pavarësisht kësaj Dritani nuk ka për t’ia arritur qëllimit për ta.
Aty vjen edhe Erioni i cili pyet Liamin për debatin që ai pati me Edin dhe Liami nis që ta shpjegojë përsëri. Ermali thotë se e ka vënë re që Edi ka bërë të njëjtin veprim edhe më parë kur provonte brumin e bukës për kripë, por nuk i ka thënë gjë. Meti që është aty vërteton fjalët e Liamit pasi ai ishte bashkë me të duke ngrënë gjatë kohës që debatoi me Edin. Meti thotë se ofendimi që i bëri Edi Liamit në lidhje me origjinën e tij është e pafalshme.