Biseda mes Liamit dhe Franceskes


Françeska dhe Liami fillojnë të flasin për Arbërin. Ata komentojnë sjelljen e tij kundrejt Gertës. Françeska thotë se Arbëri ka dëshirë që të lidhet me Gertën. Ajo thotë e kishte pyetur Arbërin për një gjë të tillë dhe ai nuk e kishte mohuar. Më pas ata e kalojnë bisedën tek lidhja e saj me Ermalin. Liami i thotë Françeskës se nga njëra anë lidhja e tyre është pozitivistet për ta ndërsa Françeska i thotë “Është shumë e lodhshme lidhja këtu brenda”. 

Françeska i shpjegon Liamit se ajo nuk e ka menduar kurrë se do të lidhej brenda shtëpisë së BB de betohet për këtë. Ajo thotë se një lidhje e tillë është shumë e lodhshme sepse duhet të ndash lidhjen nga loja. “Edhe pse ne po luajmë të dy jashtë lidhjes, prapë është e vështirë të mbash një lidhje këtu brenda, të shmangësh debatet etj” thotë Françeskan duke shtuar më tej se një lidhje brenda shtëpisë është shumë e lodhshme. Liami i thotë se lidhja e saj ka ndikuar në lojë, por Françeska e mohon një gjë të tillë. Ajo thotë se në shtëpi Graciano dhe Lori po mundohen që me lidhjen e tyre të mbajnë lojën.

Françeska thotë se ajo i ka nxitur shpesh Lorin dhe Gracianon që të debatojnë për lidhjen e tyre. “Këtë e kam bërë për interesin tim sepse dua që nëse ata do të kapen më vonë me mua dhe Ermalin unë t’u them që ju jeni marrë tërë kohës me lidhjen, ndërsa unë s’kam debatuar me njeri për raportin tim me Ermalin” thotë Françeska dhe më pas besa e tyre kalon tek banorët e rinj pasi në një kënd tjetër të oborrit ndodhen dy vajzat Grandiola dhe Gerta. Ndërsa i shohin Liami dhe Françeska komentojnë sjelljen e tyre në shtëpi. 

Post a Comment

  © Blogger template Shush by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP