Debat midis Edit dhe Liamit


Edi ndodhet në kuzhinë dhe merret me gatimin e bukës. Aty ndodhet edhe Arbëri, Liami dhe Meti duke ngrënë. Në një moment Edi provon brumin për kripë dhe e nxjerr nga gola duke e hedhur mbi tavolinë. Liami i thotë “Po ti aty pështyn, jemi duke ngrënë ne”, por Edi e mohon se ka bërë një veprim të tillë. Liami nervozohet dhe çohet nga tavolina duke e shtyrë ushqimin dhe pjatën tej. Kështu midis të dyve lind një debat.

Edi përpiqet që të sqarojë Liamin se ishte thjesht duke provuar brumin e bukës që po gatuan për të gjithë banorët. Liami i thotë se ajo pjesë që ai hodhi mbi tavolinë, doli nga goja e Edit dhe kjo nuk është aspak etike. Edi i thotë se ai po i kalon caqet dhe Liami i thotë se veprimi që bëri Edi tregon nivel të ulët edukate. Edi i thotë “për Edukatën me mua nuk mund të kapesh dot kurrë, por ti tregohesh bukëshkelur”.

Liami i thotë Edit se veprimi i tij nuk ishte aspak i hijshëm dhe se ai po e pranon justifikimin e tij dhe e falënderon që po gatuan për të gjithë, por veprimi i Edit bëri që ai të linte bukën përgjysmë.

Post a Comment

  © Blogger template Shush by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP