Liami: “Kërkoj mundësinë që t’ia them dy fjalë në spektakël”


Ndërsa në kuzhinë shkon Arbri, Genta dhe Liami ndërpresin bisedën. Pak më vonë atje shkon Erioni, i cili e pyet Liamin nëse ka pasur ndonjë debat tjetër me Edin, lidhur me temën në fjalë, ofendimet që i ka bërë Edgari atij, duke u nisur nga origjina prej nga vjen. Liami i thotë se Edgari i ka merituar fjalët që i ka thënë. “Unë e kam për detyrë që t’ia them fjalën e duhur, atë që i takon pas asaj që tha”, shprehet Liami. Erioni e këshillon që të jetë Liami ai që ta rihapë sërish këtë diskutim, pasi edhe publiku kërkon një sqarim rreth asaj që ndodhi.

Liami shprehet se do t’i pëlqente shumë një pyetje nga ana e analistit gjatë spektaklit, në mënyrë që ai ta sqarojë hollësisht situatën dhe t’ia tregojë vendin Edgarit. “Por do të doja që Edgari të kritikohej për këtë gjë”, shprehet Liami. Liami ka dyshime se Edgari nuk e mban deri në fund atë që ka thënë, por i dredhon muhabetit, duke nxjerrë përballë publikut se ka thënë diçka tjetër. “Ai i bën të gjithë që e kanë dëgjuar, për budallenj, pasi nuk e mban fjalën”, shprehet Liami i indinjuar, për Edin.

Arbri e këshillon Liamin që të mos fillojë një tjetër debat me Edin, pasi bie në nivelin e tij në këtë mënyrë. “Por nuk mundem, ajo gjë më ngacmon”, shprehet Liami. Erioni thotë se Edgarit vetëm për moshën që ka nuk i takon që të thotë fjalë të tilla ofenduese.

Post a Comment

  © Blogger template Shush by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP