Liami: “Do ta bëj Edin që të nxjerrë anët më negative”
>> Sunday, April 8, 2012 –
Big Brother Albania 5,
Foto,
Lajme
Pasi shqyrtojnë situatën në fjalë, Liami, Erioni dhe Arbri flasin edhe për situata të tjera, ku Edgari i ka ofenduar banorët. Erioni vazhdon të flasë për Edgarin, duke thënë se edhe atë e ka ofenduar, duke i thënë se nuk di që ta flasë gjuhën shqipe.
Arbri shprehet për ofendimet që Edi u ka bërë edhe banorëve të tjerë në situata të ndryshme, por sipas tij, është e patolerueshme që një 52-vjeçar, të thotë: E kam ulje që të kem vlerësimin tënd”. Liami thotë se tashmë nuk ka aspak respekt për të. Ai shprehet se është munduar që të tolerojë shumë gjëra dhe të ruajë qetësinë, por me fjalët ofenduese të Edgarit, nuk mund që të vazhdojë të sillet akoma me qetësi.
Arbri e këshillon Liamin që ai të vazhdojë ta respektojë vetëm për moshën, se në këtë mënyrë i tregon më mirë se sa me pak vlera është Edgari. “Mos e ofendo e të biesh në nivelin e tij”, shprehet Arbri. Ai thotë se nuk i ka hije një si Liami që të bjerë në nivelin e Edgarit. Ai mendon se ato që kishte Liami ia ka thënë dhe ia ka treguar vendin që i takon.
Liami thotë se kanë qenë shumë situata që kanë arritur ta bindin që me Edgarin duhet të sillet ndryshe. Ai tregon një situatë kur Edi ka pështyrë në tavolinë, ndërkohë që Liami ka qenë duke ngrënë. Ai thotë se do të mundohet që ta nervozojë, aq shumë saqë Edi të nxjerrë edhe anën e tij negative, të cilën e fsheh duke thënë se është shumë i edukuar dhe i kulturuar. “Më duket veprim me mend, por duhet të dish ta bësh”, i thotë Erioni. “Liam Mandiaro ka shumë mënyra për ta bërë”, shprehet Liami.
Liami tregon momentin kur ka dalë nga dhoma e rrëfimit me këmbën e mjekuar dhe filloi duke i sqaruar banorët se çfarë i ka ndodhur, ndërsa Edgari jo vetëm që nuk ka treguar aspak interes për ta dëgjuar, por ka bërë një veprim të papëlqyeshëm.
Arbri mendon se Edgari as nuk ka ndonjë informacion lidhur me Çamërinë dhe Liami shprehet se është i sigurt që është kështu. Ai fillon që të tregojë për çamët, të cilët janë të parët që kanë filluar tregtinë dhe se janë të rrahur me jetën, sipas Liamit.