Liami-Gentës: “Ti luan me shejtanllëk”
>> Sunday, April 8, 2012 –
Big Brother Albania 5,
Foto,
Lajme
Erioni dhe Arbri dalin në kopsht dhe fillojnë që të diskutojnë lidhur me debatin mes Liamit dhe Edgarit, në lidhje me ofendimet që i ka bërë Edgari për shkak të origjinës së tij. “Pse nuk e ndërpresin këtë muhabet”, shprehet Erioni, ndërsa Arbri i sqaron se fjalët e Edit kanë qenë shumë të rënda dhe Liami e ka të vështirë që ta lërë pa e përmendur, duke u munduar që ta harrojë. Erioni beson te fjalët e Edgarit, i cili thotë se nuk i ka thënë me tendencë ato fjalë ofenduese, ndërsa Arbri i bën të ditur Erionit se fjalët e Edit i ka dëgjuar e gjithë Shqipëria dhe e dinë që i ka pasur me tendencë. “Ai e tha me kuptimin plotë të fjalës”, shprehet Arbri. Erioni thotë se nuk kërkon që ta diskutojë më në lidhje me këtë temë, sepse nuk do që të përfshihet.
Liami dhe Genta rrinë te tavolina e ngrënies dhe Genta fillon një bisedë me të, ndërsa është duke ngrënë. Genta ka dëgjuar një bisedë mes Liamit e Ermalit, ku Liami është shprehur: “Duhet të heqim më parë banorët që nuk janë të komunikueshëm”. Genta ka qenë atje dhe mendon se atë fjalë e kanë thënë pikërisht për të. “Nuk ke pse ta marrësh personale, nëse nuk e ndjen se je ashtu”, i thotë Liami. “Unë mund të mos di të luaj, por jam e komunikueshme”, shprehet Genta. “Jo, ti luan, por luan me shejtanllëk”, ia kthen Liami. Liami mendon se Genta gjatë gjithë kohës mundohet që ta nxjerrë veten si të drejtë e të padjallëzuar, ndërkohë që është krejt e kundërta. “Ti gjithmonë thua që je e mirë, por je aq e keqe saqë e shpreh gjithmonë dhe unë do të ta vë në dukje që ta kuptosh”, i thotë Liami. “Njerëz jemi”, shprehet Genta.
Genta thotë se e ka kuptuar lojën e Liamit dhe i pëlqen, por nuk e duron dot faktin që Arbri e imiton atë. Liami i kërkon që të mos e përmendë emrin e tij, sa herë që kërkon t’ia vërë këtë gjë në dukje Arbrit. Liami i kërkon që Genta të mos vazhdojë akoma me ofendime ndaj banorëve.