Liami-Edit “Ti për mua je nul, je zero”


Djemtë vishen dhe bëhen gati që të ekzekutojnë provën e javës. Ata dalin në oborr dhe pas pak minutash ata marrin njoftimin që të shkojnë në fushën e lojrave. Të gjithë shkojnë pranë derës së kuqe, me përjashtim të Liamit i cili ende nuk është bërë gati. Liami ka dëmtuar gjurin gjatë lojës dhe djemtë e pyesin se si ndjehet ai, ndërsa Edi jo. Kjo ka bërë që Liami të thotë se Edi nuk është aspak njerëzor pasi nuk e pyet fare se si ndjehet ai, por tregon historinë e jetës së tij.

Edi bën një shaka për këmbën e Edit duke i thënë që të përdorë këmbën tjetër për të luajtur. Kështu midis tyre Lind një debat ku Edi i thotë Liamit se nuk i intereson fare nëse ai nuk është në gjendje të mbajë një shaka. Liami nga ana tjetër përdor një shprehje banale për të ofenduar Edgarin. Liami akuzon Edin se ai po bën shaka me tendencë, por Edi e mohon dhe thotë se ai e tha në sensin e shakasë, por është Liami ai që i merr gjërat me tendencë. 

Liami i kërkon Edit shpjegime edhe për faktin se Edi kapet pas origjinës së tij për ta ofenduar. Edi i thotë se janë disa gjëra që i thonë të gjithë shqiptarët, por aty ndërhyn Meti dhe thotë se nëse Liami ka një të metë, kjo nuk do të thotë se të gjithë njerëzit me origjinë të njëjtë me të kanë të njëjtat të meta. Edi i kërkon që ai të mos ndërhyjë sepse është jashtë kësaj teme dhe Meti i thotë se ai dha thjesht mendimin e tij. 

“Kjo që thua ti, është vulgare, është harbute, është e paedukatë” i thotë Liami Edit. Edi i thotë se këtë e thotë gjithë Shqipëria dhe gjithë Shqipëria është vulgare. Arbëri ndërhyn dhe i thotë që të mos përfshijë gjithë Shqipërinë për të dhënë mendimet e tij. “Mos i përgjithëso gjërat” i thotë Arbëri Edit. 
Liami i thotë Edit “Ti për mua je nul, je zero” dhe Edi i përgjigjet “Do fyhesha nëse do kisha vlera për ty”. 
Të dy ofendojnë njëri-tjetrin për nivelin e edukatës dhe më pas djemtë dalin në fushë për t’u stërvitur për provën.

Post a Comment

  © Blogger template Shush by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP