Liam e Genta debatojnë


Liami, Tani e Meti qëndrojnë në kuzhinë duke biseduar, por pranë tyre vjen Genta, e cila thotë: “Keni nisur të gjithë të merreni vetëm me Olën e Gertën”. Liami i përgjigjet se ato janë konkurrentet e reja, e Genta shton: “Ne të tjerët u bëmë si motra e vëllezër”. Liami shprehet se nuk kanë me kë të merren tjetër, duke përmendur Gentën, e cila deri më tani e ka dhënë atë që kishte për të dhënë. Genta i përgjigjet se kjo nuk është e vërtetë, e ia kthen Liamit me të njëjtën monedhë, duke i thënë se ai nuk ka çfarë të japë më, e tani që ka thyer këmbën, mund të largohet. 

Liami i thotë Gentës se ajo nuk e ka kuptuar ende që duhet ta mbledhë pak veten, por Genta kundërpërgjigjet duke thënë se Liami ka dy javë që është fikur e nuk ekziston në shtëpi. Ai shprehet se për këto arsye, Genta nuk ka për të qenë kurrë konkurrente me të, por ajo përgjigjet se nuk i intereson të jetë e tillë. 

Liami shprehet se do të vijë një moment, ku asnjëri prej banorëve nuk do t’ia marrë për bazë fjalët Gentës, e ajo i thotë Liami se ai është askushi, e i ka hipur vetja shumë në qejf. Ai shprehet se dhe nëse është askush, ka të drejtë të japë mendimin e tij, por Genta shprehet se nuk ia merr për bazë opinionet Liamit. 

Liami thotë se Gentës nuk i është dëgjuar zëri asnjëherë e Genta shprehet se as ironitë e Liami nuk i ka dëgjuar askush, e i vjen shumë keq për të. Genta shton se tashmë Klaudja ka ikur, pasi ajo ia mbante lojën e thoshte që Liami është konkurrent i fortë. Liami përgjigjet se kjo s’ka të bëjë farë, por e rëndësishme është që ai të mbajë pozicionin e tij në shtëpi, e Gentën ta ulë poshtë. Ajo i thotë Metit se që të shtunën i ka hipur frika, kur e ka marrë vesh se është në nominim. Meti nuk reagon keq, por i thotë se Genta nuk e ka të gjatë rrugën në BB. Ajo i thotë se banorët nuk kanë gjë tjetër për t’u kapur me të, përveç origjinës së saj. 

Post a Comment

  © Blogger template Shush by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP