Liami-Gertës: “Po ta them para debatit tek për tek me mua: Dera e kuqe është atje”


Ndërsa ikin të gjithë, pas debatit me Gertën, atje shkon Liami dhe të tre bashkë, Grandiola, Gerta dhe Liami, rinisin bisedën lidhur më Gertën,e cila për banorët është dukur nervoze që në ditët e para të qëndrimit në shtëpi. Gerta ndihet e prekur nga ato që ka dëgjuar dhe thotë se nuk e kupton se përse banorët mendojnë se ajo ka tendenca të këqija për ta. “Derisa ti e the, e paske marrë vesh”, shprehet Liami. Liami mendon se nga mënyra se si e impositon veten Gerta, duke sikur kërkon të tregojë që është e gatshme të përballet me këdo. “Nuk e dija që më shikonit si sfiduese”, i thotë Gerat Liamit. Ai thotë se nuk e shikon si sfiduese. Gerta mendon se banorët janë duke e paragjykuar, por Liami i bën të qartë se ajo duhet ta kishte marrë parasysh këtë fakt përpara se të hynte në shtëpi. Liami, teksa e dëgjon që Gerta flet me një vlerësim të madh për veten, i thotë: “Po ta bëj të qartë, që pas nja dy javësh, duke të lënë pak në qetësi tani, kur të debatojmë tek për tek, dera e kuqe është atje” dhe bën me gisht, duke i treguar derën. “Do të dalësh vetë”, i thotë Liami, duke vazhduar t’i thotë se ajo0 duhet të mësohet me njerëz që e paragjykojnë se kjo është arsyeja që ajo gjendet atje. Pastaj qetësisht largohet, duke i kërkuar që të mos i mendojë gjatë ato që i dha. 

Më pas atje shkojnë edhe disa nga banorët e tjerë, të cilët fillojnë që të bëjnë shaka e t’ia largojnë kështu mërzinë Gertës. 

Post a Comment

  © Blogger template Shush by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP