Franci Liamit e Edit: “Mos debatoni me njeri-tjetrin, hiqni nje here ata qe hane buke kot”
>> Monday, April 2, 2012 –
Big Brother Albania 5,
Lajme
Edi dhe Liami ndodhen ne oborr dhe ndersa ata bisedojne aty afrohet Franceska. Ajo fillon qe t’u flase per menyren se si ata po luajne. Franceska u sugjeron ne nje fare menyre qe banoret e vjeter te bashkohen ne menyre qe te eliminojne nga shtepia konkurentet e rinj dhe ata qe jane te dobet sepse ne kete menyre ata do te shkojne ne finale duke u perballur me njeri-tjetrin ne fund.
“Ju e konsideroni veten konkurente te forte?” i pyet Franceska dhe Edi e Liami i pergjigjen “po” dhe Franceska me pas u thote “po ju mos debatoni me njeri-tjetrin”. Liami i thote Franceskes se ajo do te thote se eshte konkurrente me e forte se ata dhe se duke i quajtur te tjeret konkurente te forte ajo gabon dhe Franceska i thote se ajo nuk po quan njeri konkurente te forte, por vetem po i pyet se si e mendojne ata veten e tyre ne BB.
Edi i shpjegon Franceskes se ai e kuptoi se cfare donte te thoshte ajo dhe Franceska vazhdon qe te sqarohet me tej. “Dua te them qe nuk eshte nevoja te debatoni me njeri-tjetrin sepse do te keni kohe per kete, hiqni nje here ata qe hane buke kot” u thote Franceska dy djemve. Franceska u thote se ata duhet te bashkohen qe te shkojne ne finale banoret me te mire qe jane ne shtepi, sipas tyre. ajo thote se nese ata harxhojne energji me njeri-tjetrin qe tani, sepse nese do te jene ata qe do te shkojne ne finale duhet qe te kene energji qe atehere te debatojne mes tyre.
Liami e kundershton Francesken duke i thene se kjo qe thote ajo nuk eshte e vertete dhe ajo i thote se e ka kuptuar kete gje dhe e pyet “Po me Ermalin pse nuk debaton?” dhe Liami nuk i pergjigjet pyetjes se saj. aty vijne edhe banore te tjere dhe biseda merr tjeter rrjedhe.