Genta-Liamit: “Mund të pranoj këshillat, por nuk përballoj dot presionin”
>> Monday, April 2, 2012 –
Big Brother Albania 5,
Foto,
Lajme
Liami shkon në dhomën e gjumit për të fjetur, por pak më vonë shkon Genta atje afër, duke filluar që të bisedojë me të, duke e konsideruar si një ndër njerëzit e afërt brenda shtëpisë. Genta komenton sjelljet e Anilës dhe Klaudjas, duke thënë se u lodh me debatet e tyre. Genta mendon se Liami do ta vlerësojë, pas lojës së saj. “Gjithmonë të kam vlerësuar”, i thotë Liami duke qeshur. Më pas Genta i bën masazh Liamit dhe i kujton atij disa situata kur ajo është ndier keq. Ajo thotë se mund të pranojë dhe të vlerësojë çdo këshillë, por nuk e përballon dot presionin. Pak minuta më vonë Genta largohet, pasi të gjithë banorët në dhomë i ka zënë gjumi.
Pasi shtrihen të flenë, Genta ndihet e shqetësuar nga zhurmat e banorëve të tjerë dhe nervozohet duke bërë një debat me Arbrin, por pak minuta më vonë, të gjithë banorët shtrihen për të fjetur gjumë.