Liami, Françeska, Ermali, Edi dhe Erioni bëjnë plane kundër banorëve të rinj
>> Monday, April 2, 2012 –
Big Brother Albania 5,
Foto,
Lajme
Liami, Ermali dhe Françeska vazhdojnë të rrinë pranë oxhakut dhe Liami rihap bisedën për tre banorët e rinj që kanë hyrë në shtëpi. Këta të fundit janë shprehur se nuk e kanë ndjekur BB5 dhe banorët e vjetër tregojnë disa shprehje të tyre që kanë treguar të kundërtën. Liami thotë se vetë formati të bën që ta ndjekësh, ndërsa Ermali tregon se kishte pyetur njërën nga vajzat se si dukeshin nga jashtë, dhe ajo i ishte përgjigjur “duken më të shëndoshë”.
Liami pyet Françeskën se çfarë mendon ajo për banorët e rinj dhe Françeska i thotë se është ai që mund të flasë më shumë për të rinjtë sepse ai po qëndron më shumë me ta. Ermali i thotë Liamit dhe Françeskës se po u japin shumë rëndësi të rinjve. “Ata duhet të vinë tek unë” thotë Ermali duke lënë të kuptohet se edhe banorët tjerë të vjetër duhet të bëjnë të njëjtën gjë si ai.
Në bisedën e tyre futet edhe Edgari dhe Erioni dhe të pestë bëjnë plane se si të sillen ndaj banorëve të rinj. Ermali thotë se ata e kanë në dorë se si do të shkojnë ngjarjet në shtëpi, ndërsa Liami thotë se banorët e rinj duken të zgjuar, por nuk kanë durimin e banorëve të vjetër. Edi thotë se ata duhet që çdo javë të nominojnë të rinjtë dhe në këtë mënyrë i eliminojnë nga loja, ndërsa Ermali fillon të flasë me nënkuptime duke u thënë banorëve që të shohin një herë reagimin e të rinjve dhe më pas t’i sulmojnë.