Liami-Erit: “Me ikjen e Klaudjas po të njoh vërtet”



Liami dhe Erioni mënjanohen për të diskutuar me njëri-tjetrin. Ata flasin për ditët që kanë kaluar gjatë qëndrimit në shtëpi dhe për mënyrën se si e kanë njohur njëri-tjetrin. Liami mendon se Erioni e ka nxjerrë në pah Klaudjan dhe se gjatë asaj kohe nuk është evidentuar aq sa duhet, por thotë se tani është duke e njohur vërtet. Ndërsa Erioni i bën të qartë se e ka gjykuar vetëm për fjalorin e pahijshëm që ai mund të ketë përdorur ndonjëherë në moment nervozizmi dhe se kjo ka qenë arsyeja e vetme që e ka nominuar. “Ti i ke dhënë shans asaj dhe kjo gjë të ka stopuar”, i thotë Liami. Liami shprehet se nuk e gjykon Klaudjan për asnjë sjellje brenda shtëpisë, por thekson se me largimin e saj, po evidentohet vërtet Erioni. Ndërsa Erioni i kërkon që të mos flasin më për Klaudjan.

Post a Comment

  © Blogger template Shush by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP