Liami-Françit “Pse s’përballesh me Gertën?”


Banorët jashtë vazhdojnë thashethemet gjatë duke përmendur të gjithë pjesën tjetër të banorëve që nuk janë të pranishëm . Françeska debaton me Liamin duke i thënë se ai nuk po vepron si duhet kundrejt Gertës e cila po kërkon që të debatojë me Françeskën, por kjo e fundit po i shmanget. 

Liami justifikon sjelljen e tij duke i thënë Françeskës se ai donte që ajo të kapej me Gertën, por Françeska i thotë se nuk duhet ta kishte thënë një gjë të tillë, sepse Gerta pikërisht këtë po kërkon, që të debatojë me të. Liami e pyet Françeskën “Pse nuk përballesh me të, ke frikë nga ajo ti?” dhe Françeska i përgjigjet “jo, por s’dua të kapem tani që ajo po e kërkon këtë sepse duke u kapur me mua, ajo bie më shumë në sy”. 

Françeska thotë se ajo nuk do që të debatojë me Gertën dhe në këtë mënyrë po mundohet që ta shpërfillë. Liami i thotë se nëse ai i tha Gertës që të flasë vetë me Françeskën e bëri për faktin se është i bindur që Françeska arrin të përballojë shumë mirë debatet dhe sigurisht që edhe përballë saj do të dilte shumë mirë. Ermali që ndodhet aty thotë se po pret që të vijë dita e dielë.

Post a Comment

  © Blogger template Shush by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP