Liam-Françi-Arbëri, zgjojnë “me dhunë” dy banoret e reja


Françeska, Ermali dhe Erioni ndodhen në dhomën e ndenjes dhe aty vjen edhe Arbëri. Françeska i thotë Arbërit që të zgjojë Gertën dhe Grandiolën të cilat po flenë gjumë dhe ai i thotë se sapo e bëri një gjë të tillë, por Grandiola i kishte thënë që ta lërë të flejë sepse ka dhimbje koke dhe atij i erdhi keq. Ermali thotë se nuk duhet të flenë në këtë orë dhe Françeska sugjeron që të marrin enët e kuzhinës dhe të bëjnë zhurmë në dhomën e gjumit që t’i zgjojnë dy vajzat.

Kështu ajo dhe Arbëri shkojnë në kuzhinë dhe pasi marri enët e kuzhinës dhe fillojnë t’u bien dhe të këndojnë. Bashkë me ta bashkohet edhe Liami, ndërsa Ermali dhe Erioni u japin udhëzime se si të bëjnë më shumë zhurmë.

Ata shkojnë në dhomën e gjumit dhe fillojnë të bëjnë zhurmë duke u rënë tenxhereve dhe duke kënduar me zë të lartë. Të tre thonë një zëri “zgjohuni, latë kokrrën e namit”. Gerta dhe Grandiola zgjohet dhe fillojnë të godasin dy djemtë, Arbërin dhe Liamin me shapkat e tyre. pas pak minutave Arbëri thotë “hajde ikim se tani u zgjuan, misioni u krye” dhe ata dalin nga dhoma e gjumit.

Pas kësaj midis dy vajzave Liamit dhe Arbërit lind një debat. Dy vajzat janë të acaruara për zhurmat dhe u thonë djemve se ata nuk janë normal që sillen në këtë mënyrë. Arbëri u thotë se për aq kohë sa ato janë pjesë e shtëpisë ata do të sillen me to njëlloj si me të gjithë banorët e tjerë. Liami u thotë se ato nuk kanë të drejtë që t’i godasin djemtë për asnjë arsye.

Post a Comment

  © Blogger template Shush by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP