Liami: “Kam shpirtin e lojës”


Teksa djemtë qëndrojnë në oborr duke luajtur futboll me një top një e kanë sajuar vetë, pa dashje krisin një xham të shtëpisë. Ata mundohet të gjejnë fajtorin e ngjarjes, ku Liami akuzon Gracianon për këtë gjest. Graciano nuk e pranon, por Liami këmbëngul dhe i thotë Gracianos se është ai që e ka krisur xhamin. Graciano i kundërvihet Erionit duke u shprehur që sa herë flet me Ermalin, Erioni ndërhyn dhe e mbron. Erioni kundërshton dhe shpjegohet për mënyrën e të shprehurit. 

Graciano e pyet Liamin nëse e ka parë ndonjëherë atë të jetë agresiv e Liami i përgjigjet se gjithmonë ashtu e ka parë Gracianon. Më pas Dritani pyet djemtë me shaka se kush e ka bërë topin aq të rëndë, e Liami tregon se është Edi ai që ka bërë topin dhe diskutojnë për këtë fakt. 

Së fundi, djemtë ia nisin dhe njëherë nga loja në oborr e Liami u shpjegon rregullat e lojës. Graciano komenton Liamin, duke thënë se i ka ikur truri dhe qesh pa arsye. Ai shton se dhe pse Liami është duke luajtur, mendjen e ka tek ai. Graciano i thotë Liamit se i pëlqen që është i acaruar, por Liami i përgjigjet se ka shpirtin e lojës. 

Post a Comment

  © Blogger template Shush by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP