Liami, bisedë me Gertën e Grandiolën


Gerta dhe Liami dhe Grandiola dalin në kopsht dhe fillojnë që të diskutojnë lidhur me debatin që ka ndodhur midis Gentës dhe Arbrit, pasi Liami ka qenë i pranishëm gjatë kësaj situate. Vajzat mendojnë se banorët që e kanë si karakteristikë të tyren faktin që bërtasin, mendojnë se janë të tillë edhe në jetën reale. Gerta thotë se është kurioze që ta shikoje Françeskën vetëm dhe jo në lidhje me Ermalin, por Liami i thotë se ajo arrin që t’ia dalë edhe vetë, sepse sipas tij, ajo ka karakter të fortë.

Liami u bën të qartë vajzave se në fillim duhet ta studiojnë situatat dhe pastaj të hidhen në sulm. Më pas ai fillon që t’u tregojë për veten dhe për punën e tij.

Pak minuta më vonë Liami shkon afër Françeskës e të dy fillojnë që të diskutojnë midis tyre me zë të ulët. “Çfarë ishte duke thënë xhaxhi Edi?”, e pyet Françeska, ndërsa Liami i thotë se ajo duhet që t’i zbulojë vetë gjërat, pasi ai e ka ndihmuar duke i dhënë një sinjal në lidhje me të. “Nuk është ende koha e duhur”, shprehet Françeska e kështu e mbyllin bisedën.

Post a Comment

  © Blogger template Shush by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP