Liami: “Mos mendoni se Edi po ndihmon Gentën”
>> Tuesday, April 3, 2012 –
Big Brother Albania 5,
Foto,
Lajme
Diskutimet e banorëve vazhdojnë edhe për disa minuta të tjera. Liami thotë se Arbri nuk ishte duke thënë asgjë të keqe për Metin dhe se Genta e ka akuzuar kot. “Unë doja që t’i futja në sherr dhe ia arrita qëllimit, nuk më intereson se çfarë ishin duke thënë”, shprehet Genta. Pas pak atje shkon Arbi, si për të dashur ta sqarojë, por Genta ia pret shkurt, duke i thënë se duhet që të largohet prej saj sepse nuk do që të flasë në lidhje me debatin sepse thotë se i bëri një provokim Arbrit, nga i cili Arbri e tregoi veten më së miri.
Pak më vonë afër Gentës shkon Meti, i cili është i nervozuar nga debati i pak minutave më parë dhe i thotë Gentës se e ka kuptuar që gjithçka e ka bërë me tendencë dhe se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak. Ai mendon se nëse ajo do ta donte, ashtu siç ka thënë, nuk do të ishte e aftë që t’i bënte diçka të tillë. Genta i bën të qartë se nuk ka ndier ndonjëherë dashuri për të, por veç simpati. Meti i kërkon që t’ia thotë në sy ato që do të thotë dhe jo të mundohet që ta armiqësojë me të tjerët. “Arbri është kopil”, i thotë ajo, për të vazhduar lojën e saj. Pasi largohet Meti i nervozuar, Genta diskuton sërish me Edgarin e Françeskën. Edgari i jep këshilla Gentës që t’ia bëjë të qartë Metit se edhe pse mund të ketë dashur që të lidhet me të, të mos ndihet keq nga ky fakt, por kështu fiton simpatinë e publikut. Edgari kërkon që Genta t’ia bëjë të ditur publikut që ka dashur të lidhet, por është refuzuar. Françeska kërkon të dijë se përse kërkon që ta ndihmojë Gentën. Edgari shprehet se shkon gjithmonë që të dalë në ndihmë të banorëve që janë të pambrojtur dhe se kërkon që të vendosë drejtësi. “Mos mendoni se Edi kërkon që ta ndihmojë Gentën”, i thotë Liami, ndërsa Edgari nuk i kthen përgjigje. Genta shprehet duke thënë se nuk mendon asnjëherë se Edi mund të ketë qëllim të keq lidhur me të. “Në fund të fundit jemi njerëz”, shprehet Genta.