Liami i zgjon banorët me ujë
>> Tuesday, April 3, 2012 –
Big Brother Albania 5,
Foto,
Lajme
Mëngjesi i sotëm fillon me një plan midis banorëve, për të punuar një rreng për pjesën tjetër të banorëve. Edgari shkon për të zgjuar Liamin, ndërkohë që ai është zgjuar ka disa minuta. Të dy shkojnë që të zgjojnë Arbrin dhe të tre shkojnë në banjë për të mbushur ujë, në mënyrë që të zgjojnë pjesën tjetër të banorëve. Liami shkon te krevati i Gertës dhe ia hedh kovën me ujë, duke e lagur. Gerta i kërcënon djemtë se do t’ia kthejë me të njëjtën mënyrë. Nga bisedat e tyre, fillojnë që të zgjohen edhe disa nga banorët e tjerë, ndërkohë që dritat nuk janë ndezur ende nga Vëllai i Madh.
Më pas Liami shkon në dhomën tjetër dhe u tregon edhe banorëve të tjerë për zgjimin me ujë që u ka bërë banorëve, duke u munduar që t’i zgjojë.
Më pas Gerta shprehet se e dinte që banorët ishin duke menduar ndonjë rreng për të, por nuk mendonte se mund ta zgjonin me ujë. Pak më vonë Vëllai i Madh ndez dritat dhe banorët fillojnë që të zgjohen një edhe nga një, duke filluar që të merren me veten dhe të kujdesen për pastërtinë personale.
Pak më vonë banorët dalin në kopsht për të pirë kafe me njëri-tjetrin dhe fillojnë që të diskutojnë me njëri-tjetrin. Gerta i pyet banorët nëse ajo duket “delikate” tek të tjerët. Edgari e pranon si të vërtetë këtë që sapo tha e kështu fillon një diskutim midis banorëve. Liami i tregon saj disa situata, ku nuk e ka pëlqyer mënyrën e saj të të sjellit, pasi është shtirur sikur nuk i kanë pëlqyer shumë gjëra. Por për Gertën, nuk mund të etiketohet me atë fjalë, pasi nuk është e vërtetë.
Pasi Vëllai i Madh vendos muzikë në sfond, disa nga banorët fillojnë që të kërcejnë, ndërsa pjesa tjetër e shijojnë, duke e dëgjuar.
Erioni dhe Arbri fillojnë që të flasin lidhur me banorët në shtëpi, më pas përfshijnë edhe Ermalin në bisedë dhe fillojnë që të flasin me ironi për Dritanin, duke thënë se Dritani pretendon që të fitojë çmimin Madh. Erioni mendon që Dritanin ta nxjerrin në nominim me Liamin, në mënyrë që ta nxjerrin jashtë.