Liami-Metit: “Ka njerëz që të vlerësojnë për karakterin që ke”; Meti: “Je i dashur për publikun”
>> Friday, April 13, 2012 –
Big Brother Albania 5,
Foto,
Lajme
Meti dhe Liami vazhdojnë që të bisedojnë me njëri-tjetrin edhe pasi largohet Françeska. Meti flet për veten, karakterin e tij dhe mënyrën e sjelljes së tij në shtëpi, për të cilën thotë se edhe pse mund të gjykohet nga banorët që nuk është shumë aktiv dhe nuk është duke përdorur strategji, ai nuk mund të dalë dot nga vetja vetëm për hir të lojës. Liami i thotë se secili ka karakterin vet dhe shton, duke thënë se diçka që mund ta bëjë njëri person, nuk mund ta bëjë dot tjetri, prandaj edhe janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. “S’ke pse të ndihesh keq dhe të ndikohesh nga banorët duke dalë nga vetja, pavarësisht asaj që të thonë”, i thotë Liami, i cili shton se k njerëz që e vlerësojnë pikërisht për atë anë të tijën. Liami thotë se nja dy herë ia ka vënë në dukje qetësinë e tij, kur e ka vënë re që ka qenë pasiv, por e ka kuptuar që ai është karakteri i tij.
Meti thotë për Liamin se tashmë njerëzit kanë krijuar një mendim për të dhe e kanë të vështirë që ta ndryshojnë. Meti mendon se Liami është i dashur për publikun dhe është banori që është aktiv gjatë gjithë kohës dhe kërcen sapo vendoset muzika në shtëpi. “Tani më ka kap kjo këmba e s’mundem”, shprehet Liami, ndërsa Meti thotë se edhe nëse ai nuk do të kërcejë më, tashmë është krijuar një mendim për të.