Graciano-Liamit “ti po shteron, ke mbaruar”;-Liami “mbarimi im, është fundi yt”


Banorët ndodhen në dhomën e ndenjes dhe në një moment Liami flet në vesh me Erionin dhe Gracianos i duket sikur ai flet për të dhe këtu lind një debat. Graciano mendon se Liami po i kërkonte Erionit që të nominojnë Gracianon. Të dy debatojnë duke përdorur ironi e ofendime të shumta.

Duke debatuar Graciano i thotë Liamit “ti po shteron, ke mbaruar” dhe Liam i përgjigjet “mbarimi im është fundi yt”. Graciano fillon të flasë me shpejtësi duke i thënë Liamit se ai nuk po bën më lojë dhe energjitë e tij janë duke shteruar. Graciano i përmend atij surprizën e të shtunës për të dashurën e tij, Evelinën dhe i thotë “shyqyr që t’u bë surpriza gjatë spektaklit dhe fillove të lëvizësh”. Liami i thotë Gracianos se ai sheh gjëra të tilla dhe i përdor kundër banorëve dhe kjo nuk i duket aspak e hijshme. Graciano i thot6ë se ai prandaj ka ardhur në shtëpi që t’i shohë të gjitha dhe këtë gjë e bën gjatë gjithë kohës.

Liami i qetë i thotë Gracianos “shko futi një top-energji dhe hajde”, por Graciano vazhdon të flasë me zë të lartë dhe shpejtë. Liami i thotë se atij nuk i intereson fare se çfarë bën Graciano. “Ti për mua këtu je parazit, ta kam thënë” i thotë Liami Gracianos, ndërsa Graciano i thotë “ti për mua je i shteruar, je i ulët”. Liami i thotë se nuk po e kupton se përse Graciano reagon kështu me të sepse deri të shtunën kishte mbështetjen e tij, ndërsa Graciano e mohon se e ka përkrahur ndonjëherë Gracianon.

Post a Comment

  © Blogger template Shush by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP