Liami: “Edgari ka marrë fund për mua”
>> Sunday, April 8, 2012 –
Big Brother Albania 5,
Foto,
Lajme
Arbri dhe Liami ndodhen në dhomën e gjumit dhe fillojnë të komentojnë disa situata që kanë ndodhur midis banorëve në shtëpi. Sipas Arbrit Ermali nuk është shumë protagonist dhe flet shumë pak, ndërsa Liami mendon se këtë sjellje ia ka shkaktuar monotonia e lidhjes.
Më pas Arbri jep arsye se përse nuk kërkon që të afrohet shumë me Gertën, megjithëse ia ka shprehur simpatinë asaj. Liami i thotë se nuk ka asgjë të keqe nëse ai ia shpreh ato që mendon rreth saj, por Arbri jep arsyet e tij rreth asaj që mendon. “Unë nuk dua që të dukem si Graciano”, shprehet ai. Më pas ata bëjnë një rezyme të banorëve e sjelljeve të tyre. Liami thotë se me disa banorë nuk ia vlen as që të krijosh debat, ndër të cilët përmend Gentën, Gracianon, Lorin dhe Edgarin, për të cilin shton: “Për mua ka marrë fund”. Liami kujton debatet dhe ofendimet e Edgarit për të, duke thënë se veprimet e tij të ulëta po bëhen gjithmonë e më të shpeshta. Liami mendon se në fillim publiku mbase e ka pasur më të vështirë për ta vënë re, por tani është i sigurt që gjithçka po duket hapur. Arbri kujton disa sjellje të pahijshme të Edgarit edhe ndaj Ermalit. “Ai në radhë të parë nënvlerëson veten”, thotë Arbri.
Liami ndihet shumë i prekur për faktin se Edgari e ka prekur shpesh, duke e ofenduar nga origjina e tij dhe thotë se për këtë kërkon që të bëjë një sqarim të gjatë me Edgarin. Arbri thotë se Edgari mund të ketë hyrë në Big Brother si nj person me nivel, por ai nuk po e tregon askund nivelin e tij.