Liami: “Dua të shikoj Gracianon pa Lorenën”


Vëllai i Madh ndez dritat e vendos muzikën në sfond, por përveç Ermalit dhe Liamit, nuk është zgjuar asnjë nga banorët e tjerë. Liami merr një nga enët e kuzhinës dhe shkon për t’i zgjuar duke bërë zhurmë me të. Ai bërtet, duke u thënë banorëve se jashtë i pret një ditë e bukur, por banorët vazhdojnë që të flenë sërish.

Pak më vonë zgjohet edhe Dritani, i cili fillon që të bisedojë me Liamin, duke e pyetur për mendimin që ka ai për Gracianon dhe nëse do të donte që të ishte brenda shtëpisë, apo të dilte jashtë. Liami thotë se ka dashur që të dalë jashtë, por është kurioz që të shikojë se si do të reagojë ai në mungesë të Lorenës. Dritani shprehet se Graciano nuk ka rëndësi për të dhe nuk është kurioz për të parë reagimin tij, pasi mendon se do të jetë i njëjti edhe me daljen e Lorenës, por shprehet se është kurioz për të parë ecurinë e lojës mes Ermalit dhe Françeskës. Liami shprehet se do të vijë momenti kur të përballet me të gjithë, por akoma nuk ka ardhur ai moment. Sipas Dritanin, ka banorë të tjerë të cilët duhet që të dalin përpara Gracianos. Ndërsa Liami shprehet se Graciano është një ndër katër banorët që mendon se duhet të dalin në këto javë. Më pas djemtë japin mendime për banorin që mendojnë se mund të eliminohet gjatë kësaj jave.

Më pas ata komentojnë sjelljen e Edgarit, duke thënë se ka qenë një zhgënjim për pjesën më të madhe të banorëve në shtëpi. Dritani shprehet se ka antipati për Edgarin. “Më duket sikur do të shpërthejë ndonjë ditë”, shprehet Dritani. Ai mendon se Edgarit duhet që t’ia bësh qejfin, për të mos u ndier keq.

Banorët e tjerë janë ende në gjumë, ndërsa disa të tjerë zgjohen dhe dalin në kopsht dhe fillojnë që të kërcejnë me muzikën në sfond.

Post a Comment

  © Blogger template Shush by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP