Liami dhe Erioni imagjinojnë veten në javën e fundit të Big Brother-it


Muzika vazhdon që të jetë në sfond për minuta të tëra dhe banorët vazhdojnë që të argëtohen afër pishinës, duke luajtur me ujin dhe duke kërcyer me muzikën në sfond.

Genta dhe Meti shkojnë për të bërë dush dhe fillojnë që të argëtohen edhe atje, duke luajtur me njëri-tjetrin me shkumën e shampos. 

Liami, Erioni dhe Meti ndodhen në dhomën e ndenjes e fillojnë që të përfytyrojnë momentin kur do të mbeten vetëm katër banorë në shtëpi. Liami përfytyron sikur të jenë ata të tre edhe një banor tjetër që mund të ndodhet jashtë. Djemtë mendojnë sikur të jenë në javën e fundit të qëndrimit në shtëpinë e Big Brother dhe mënyrën se si mund të ndihen apo se si mund të sillen me njëri-tjetrin. “Mbase dy nga këta banorët mund të mos flasin me njëri-tjetrin”, vazhdon të imagjinojë Erioni. 

Ndërkohë që banorët kërcejnë me muzikën në sfond, Françeska shkon në kuzhinë për të gatuar. Më pas, disa nga banorët shkojnë në kuzhinë për të darkuar. 

Post a Comment

  © Blogger template Shush by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP