Liami këshillon banorët: “Gentën lëreni në qetësi, sepse ashtu humbet”


Erioni kujton një klip, që është shfaqur gjatë spektaklit, ku Edgari ka folur për Erionin në lidhje me Klaudjan dhe ndryshimin tij pas daljes së saj. Ai e pyet, duke kërkuar më tepër sqarime rreth opinionit të tij. Edgari mendon se ka qene Klaudja ajo qe e instruktonte dhe me daljen e saj ka vene re luhatje ne karakterin e Erionit. Erioni i shpjegon se prezenca apo mungesa e Klaudjas nuk ndikon në temperamentin e tij dhe i kërkon që këto fjalë të mos i dëgjojë më nga ai. Erioni i shpjegon se nuk ka dashur që të bëhet protagonist që në fillim, sepse nuk kërkon që të afrohet kaq shpejt, por gjithçka do të vijë në rritje, në javët në vazhdim. Ai përmend surprizën që Vëllai i Madh i ka bërë me të atin, duke thënë se i ka bërë përshtypje një fjalë e të atit, ku i ka thënë: “Çlirohu pak!”. 

Pak më vonë, ndërsa disa nga banorët kanë shkuar për të fjetur, disa të tjerë qëndrojnë në dhomën e ndenjes, duke diskutuat për jetën e përditshme jashtë Big Brother-it me njëri-tjetrin. Erioni shkon në kuzhinë dhe gatuan krepa për banorët, të cilët janë shprehur se kanë uri. 

Liami bisedon me Arbrin e Gertën, ndërsa pak më vonë atje shkon edhe Erioni. Pasi bëjnë shaka në lidhje me një marrëdhënie në çift që mund të krijohet mes Gertës e Arbrit, banorët flasin për Gentën më vonë. Liami i sugjeron banorët që të mos i japin rëndësi asaj, pasi pa shfaqet hapur që fiton pozicion me intrigat që bën. “Lere në qetësi sepse vetëm ashtu humbet ajo”, i këshillon Liami. 

Pak më vonë, ndërsa banorët e tjerë shkojnë për të fjetur gjumë në dhomën e gjumit, Arbri dhe Liami shtrihen për të fjetur në dhomën e ndenjes.

Post a Comment

  © Blogger template Shush by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP