Liam-Ermalit: “Je bërë monoton, po i përkushtohesh dashurisë”
>> Tuesday, April 10, 2012 –
Big Brother Albania 5,
Foto,
Lajme
Liami, Françeska e Genta qëndrojnë në sallon duke biseduar për nominimet. Liami e pyet Gentën nëse e vret ndopak ndërgjegjja që nuk ka dalë asnjëherë në nominim, por Genta i thotë se dhe Liami ka qenë vetëm një herë në nominim, kështu që nuk ka ndonjë diferencë të madhe me të. Françeska pohon se dhe ajo ka dalë vetëm një herë në nominim, e Genta shpjegon se arsyeja përse nuk ka dalë në nominim është se dy javët e para kanë qenë ende banorë të pakonfirmuar e më pas, ka qenë në pesëshen më të mirë, duke qenë e e mbrojtur nga nominimi.
Genta shprehet se do të vijë dhe dita e saj që të dominohet e që të largohet nga BB, e nuk ndihet keq për faktin se nuk ka dalë asnjëherë në nominim. Françeska shprehet se nuk ka patur përse të jetë në nominim, pasi kishte të tjerë banorë që duhet të dilnin përpara saj. Françeska i thotë Liamit se taktika që po zbatohet në shtëpi në lidhje me nominimet është se ata po kandidojnë ata banorë që nuk janë produktivë. Ajo shton se në momentin që do të bëhen dhe ata të tillë, do të nominohen nga banorët.
Liami shprehet se do të ketë kohë që t’i nominojë të gjithë banorët, por Genta përgjigjet se Liami e gënjen shumë veten. Françeska i thotë Gentës se dëshiron shumë të jetë protagoniste dhe në rastet që nuk flitet për të, do të ndërhyjë. Genta shprehet se ka shumë dëshirë që të largohet Liami sa më parë, e ai i thotë se Genta i ka mbushur pikët për ta nominuar.
Së fundi, Ermali ndërhyn në bisedë dhe i thotë Liamit se nuk ka qenë prezent një asnjë debat, ndërsa Liami i kundërpërgjigjet se Ermali po merret vetëm me Françeskën dhe është bërë monoton. Ermali shprehet e Liami nuk e inkurajon atë që të flasë e të reagojë. Liami shton se Ermali i është përkushtuar dashurisë, e teksa Genta ndërhyn në disfavor të Liamin, ky i fundit i thotë se do të largohet shumë shpejt pasi bën vetëm rolin e transportueses së fjalëve. Ermali i kundërpërgjigjet Liamit duke thënë se ai s’ka bërë asgjë që nga fillimi e deri më tani, e në sytë e tij është i njëjtë. Françeska shprehet se Liami ka dy javë që ka rënë në qetësi, e tani do fillojë të flasë.