Edi-Liamit: “Ti ke superioritet e të tjerët të ndjekin”


Pas debatit, Edgari dhe Ola fillojnë që të komentojnë rreth tij, ndërsa pak më vonë atje shkon edhe Liami. Ky i fundit i pyet banorët se mos vallë po mendojnë që është krijuar një grup mes tij, Arbrit e Metit. “Jo grup, por ata të dy të ndjekin ty”, i thotë Grandiola. Të njëjtën gjë i thotë edhe Edgari, duke shtuar se nuk është faji i Liamit lidhur me këtë dhe se ai nuk ka pse të mundohet që t’i ndryshojë gjërat e të sillet ndryshe. “Ti nuk do të shkosh e t’u thuash atyre që të largohen pre teje. Ola mendon se banorët e tjerë kanë nevojë për mbështetjen e tij dhe prandaj i qëndrojnë afër. “Kanë nevojë për një shpatull”, shprehet Ola. Liami thotë se ndihet në merak lidhur me këtë mendim që kanë krijuar banorët për të tre. Edgari e qetëson, duke i thënë se njerëzit mendojnë që ti ke një farë superioriteti që arrin t’i marrësh të tjerët me vete. Edgari thotë se banorët e tjerë nuk janë në gjendje as që të dobësojnë dhe as të forcojnë karakterin e tij dhe për këtë gjë duhet të jetë i sigurt. “Nuk duhet të shqetësohesh për këtë fakt”, e qetëson Edgari. Grandola mendon se ai duhet të ndihet mirë me veten dhe kjo është më e rëndësishme, pa menduar se çfarë mendimi kanë të tjerët për të.

Pak më vonë Liami largohet, duke thënë se do të shkojë të flejë.

Post a Comment

  © Blogger template Shush by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP