1 Prill 2012 :: Liami-Gertes dhe Grandioles: “Shfaqeni veten perpara se te dilni ne nominim”
>> Monday, April 2, 2012 –
Big Brother Albania 5,
Lajme
Liami, Arbri dhe Meti shkojne ne tavolinen e dy banoreve te reja dhe fillojne qe te bisedojne me to. Gerta i pyet se cmendim kane djemte per hyrjen e tre banoreve te rinj ne shtepi, duke thene: “E dime qe na keni pritur me shume dashur”. “Mos fillo qe te perdoresh ironi”, fillon biseden Liami. Ai thote se tre banoret e rinj, jane thjesht garues, si te tjeret per te. Ai u ben te qarte vajzave qe duhet te fillojne ta shfaqin veten perpara se te jene ne nominim, ne menyre qe banoret te kene nje mendim te qarte ne momentin qe do t’i nominojne. Liami thote se banoret e rinj duhet t’i japin nje shkak te tjereve qe te mos i nominojne me pretekstin se nuk i njohin ende, pasi nuk e kane shfaqur veten.
Gerta kerkon qe ta shikoje shtepine dhe keshtu, disa nga banoret futen brenda.